I zgjedhur

Majet e Kosovës

Maja e Lybetenit ( 2498m )

Maja e Lybetenit ( 2498m )🏔️, Shtërpcë/Syrinikë, Malet e Sharrit

Maja e Lybetenit është maja më e njohur dhe më e bukur në Malet e Sharrit, e cila ndodhet në pjesën përendimore të Kaçanikut dhe pjesën lindore të Shtërpcës ( Syrinikës ), në kufi me Maqedoninë Veriore. Më saktësisht gjendet në trekëndëshin ndërmjet fshatit Sllatinë ( Kaçanik ), fshatit Brod ( Shtërpcë ) dhe M. Veriore. Maja e Lybetenit ndodhet 2498 metra lartësi mbidetare.

Mund të shihet nga Prishtina dhe Shkupi. Edhe pse Lybeteni është në kufi me Maqedonin Veriore, pjesa më e madhe e Lybetenit; anët veriore, veripërendimore, lindore dhe juglindore gjenden brenda Kosovës. Në anën maqedonase të majës gjendet një shtëpi malore e quajtur “Lybeteni”, si dhe shkëmbi i quajtur “Shkëmbi i dhisë”.

Lybeteni, 2498m

Ngjitja zakonisht fillon nga fshati Strazhë , ku deri në maje duhet kaluar mbi 9km ecje ( një drejtim ).

Lybeteni, gusht 2020

Maja e Livadhit ( 2497m)

Maja e Livadhit ( 2497m )🏔️, Shtërpcë/Syrinikë, Malet e Sharrit

#Maja_e_Livadhit (Livadica ) është majë mali në Bjeshkët e Sharrit, e cila ndodhet në kufirin midis Kosovës dhe Maqedonisë. Ajo ka një lartësi prej 2497 m dhe pas saj është Liqeni i Livadhit ( Gjoli ), si liqeni më verior në Malet e Sharrit. Gjithashtu nga kjo maje mund të shihet edhe Maja e Lybetenit. Kjo maje gjendet ndërmjet Majes së Lybetenit ( 2498m ) dhe Majes së Piribregut ( 2449 m ).

Maja e Livadhit
Vazhdoni leximin “Majet e Kosovës”

Ramazani 2024

“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”

1710126780

  days

  hours  minutes  seconds

until

Ramazani 2024

KURANI ËSHTË PADYSHIM FJALË E ZOTIT XH.SH.

Kurani është libri më i lexuar në botë!
Ndryshe nga shpalljet e tjera, Kurani është unik për vërtetësinë dhe saktësinë e përmbajtjes së tij. Është vërtetuar si në aspektin shkencor, poashtu edhe në kontestin historik. Fjalët e tij janë ruajtur të pandryshuara dhe janë përcjellur në mbarë botën Islame në gjuhën origjinale.
Kurani mbetet i vetmi libër, i cili mund të memorizohet i tëri prej njerëzve të të gjitha moshave, niveleve intelektuale, por edhe prej kombeve që nuk janë arabë.

“Nuk ka dyshim se ky (Kur’an) është shpallje (zbritje) e Zotit të bo­tëve. Atë e zbriti Shpirti besnik (i besueshëm) (Xhebraili)”. (Esh Shuara, 192-193 ).

Thuaj: “Sikur të tuboheshin të gjithë njerëzit dhe xhindet për të hartuar një Kuran të tillë, ata nuk do të mund të hartonin një të ngjashëm me të, madje, edhe sikur ta ndihmonin njëri – tjetrin”. (El Isra, 88 ).

“Nëse ata thonë: “Ai (Muhamedi) e ka trilluar atë (Kuranin)!” Thuaju (o Muhamed!): “Sillni dhjetë sure të ngjashme (në bukuri dhe elokuencë) të trilluara (siç thoni ju) dhe thirrni në ndihmë kë të mundni, përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën!” (Hudë, 13.)

“Nëse ju dyshoni në atë që ia kemi zbritur robit tonë (Muhamedit a.s.), atëherë hartoni një sure të ngjashme me atë që ia kemi shpallur atij! Thirrni në ndihmë edhe dëshmitarët tuaj (që i adhuroni) në vend të Allahut, nëse jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kur’ani nuk është prej Zotit)”. (El Bekare, 23.)

“Nëse ata thonë: “Ai (Muhamedi) e ka trilluar atë (Kuranin)”, thuaju: “Atëherë, sillni një sure të ngjashme me të dhe thirrni (në ndihmë) kë të mundni, përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën!” (Junus, 38 ).

Pse testim të mësimdhënësve!?

Cili është qëllimi i testimit të mësimdhënësve!? Nënshtrimi, nënçmimimi, degradimi apo çfarë!?
Cilësia në arsim nuk arrihet me testim të mësimdhënësve!!!
Pse!? Sepse deri sa një person ka filluar procesin e mësimdhënies disa herë është testuar paraprakisht. Minimumi secili mësimdhënës është testuar 20 herë ( disa bile edhe mbi 100 herë ) në secilin provim universitar që ka pasur për të përfunduar studimet. Dhe ky testim është vlerësuar nga profesorët universitar më eminent që ka ky vend të secilës lëmi përkatëse. Dhe tani nga kush do bëhet testimi, nga njerëzit e politikës të cilët kanë zënë pozita të pamerituara ( bile edhe me shkollë të mesme, ndoshta edhe me shkollë fillore )? Pra njerëzit e politikës sikur po dëshirojnë t’i vendosin në pikëpyetje edhe të gjithë ata profesorët universitar ( sepse ata do të ishin fajtor për kalueshmërinë e studentëve- mësimdhënësve të ardhshëm ).
Po supozojmë që do ndodh testimi dhe ashtu sikur kanë kaluar dhjetra testime, kalohet edhe ky testim. Po çfarë pastaj!? Jo! Cilësia në arsim mund të rritet me përgjegjësi dhe llogaridhënie! Duhet shtuar numrin e inspektorëve profesionist në qendrat rajonale ( sa më largë politikës) dhe ata nga afër të shohin punën dhe performancën e mësimdhënësve. Por edhe kjo nuk do ndodh përderisa në krye të instituticioneve do jenë njerëz jokompetent dhe të pamerituar ( sepse pastaj ata po hartojnë ligje e pasojat po i bartim të gjithë ).
Nuk ka hajr nga ata të cilët nuk ja kanë ditur dhe nuk ja dinë vlerën arsimit!
Më mirë të furnizohen shkollat me materiale të dobishme se sa të hargjohen para për testime.
Dhe ata që tregojnë sukses në testim, kinse të kenë paga më të larta ( edhe kur tregojnë papërgjegjësi në punë ).
Politika asnjë të mirë nuk ja ka bërë arsimit, vetëm se e ka degraduar!

Faton Hyseni

13.01.2024

Mesatarja shpesh nuk paraqet realitetin

Kur është fjala për vlerën mesatare ( mesataren aritmetike ) duhet pasur parasysh se jo çdo herë ajo përfaqëson të dhënat në mënyrën më të mirë, sidomos kur ndryshimi ndërmjet vlerave është shumë i madh. P.sh. nëse brenda një kompanie pagat e 10 punëtorëve janë: 1500€, 1000€, 500€, 500€, 400€, 400€, 300€, 300€, 300€ dhe 300€, atëherë paga mesatare do dilte 550€. Por siç vërehet vetëm dy punëtorë ( 20 % ) kanë pagë mbi mesatare, shumica ( 80% ) kanë pagë nën mesataren. Bile 60% e punëtorëve kanë pagë 300€-400€. Në këtë rast mesatarja nuk përfaqëson si duhet pagën. Kështu mund të fitohet bindja se pagat qëndrojnë mirë, por realiteti mund të jetë ndryshe ( 1500€ me 300€ është ndryshim i madh ). Prandaj shpesh llogariten edhe mesatare të tjera statistikore ( moda, mediana, etj ).

Faton Hyseni

12.01.2024

MENTALITETI YNË ARSIMOR ! ( 5 )

Qysh mendohet me pas sukses në PISA me një mentalitetin të tillë!?


-Kur çdo natë në TV tona shfaqen debate politike, seriale, muzikë, programe degjeneruese,… dhe fare pak ose aspak programe edukuese dhe arsimore!
-Kur më shumë vlerësohen politikanët dhe këngëtarët se sa mësimdhënësit!
-Kur krenari e këtij vendi konsiderohen disa këngëtarë me çthurje totale, e jo mësimdhënësit!
-Kur autoriteti i mësimdhënësit nënçmohet e përbuzet nga shoqëria duke i konsideruar edhe analfabet!
-Kur njerëzit e politikës ( deputetë, ministra e zv.ministra, këshilltar e çka jo tjetër ) paguhen më shumë se mësimdhënësit!
-Kur çdo qeveri ndanë milona euro për gjëra koti, ndërsa për arsim rrudhet dora!
-Kur për mësimdhënësit ju bie ndërmen vetëm për 7 mars!
-Kur më shumë vlerësohet paraja se sa dija!
-Kur mësimdhënësit renditen pothuajse të fundit në listën e pagave, me arsyen se nuk meritojnë më shumë!
-Kur shumë prind nuk e dijnë se ku i kanë fëmijët e tyre: në shkollë apo rrugë, në cilën klasë apo kë kanë kujdestar!
-Kur shumë prind nga mësimdhënësit kërkojnë nota, e jo dije!
-Kur shumë prind fëmijëve të tyre iu blejnë telefonat më të mirë, ndërsa librat dhe materialet shkollore ju duken të shtrejta!
-Kur në shekullin e teknologjisë, shumë shkolla nuk kanë as kushtet minimale për zhvillimin e mësimit ( përveq një shkumë e shpuzë )!
-Kur ka edhe mësimdhënës që punësohen me baza politike!
-Kur nxënës regjistron ( në SHML ) pa kurrëfarë kriteri ( pse të mësojnë pastaj tjerët )!
-Kur shumë nxënësve më shumë ju intereson dukja në shkollë se sa marrja e dijes!
-Kur nxënësit në klasën e parë, dytë,… mësojnë 9 lëndë mësimore me 17 libra!
Fajtor jemi të gjithë, kush më shumë e kush më pak!

Faton Hyseni

6 dhjetor 2023

Libri më i lexuar…


Nuk ka libër tjetër, përveç Kur’anit, që mund të lexohet disa herë pa u mërzitur. Sa e sa vepra të zgjedhura, shkrime ideore e poezi e humbin origjinalitetin dhe vlerën, sa e sa vepra aktuale durojnë a s’durojnë vetëm disa vite, madje disa muaj. Ato e humbin edhe vlefshmërinë, edhe vlerën aktuale dhe hidhen e grisen si një gazetë, kurse Kur’ani, jo vetëm që nuk zbehet e vjetrohet as si fjalë, as si lexim, as si përmbajtje e kuptim, as si origjinalitet e aktualitet dhe as si drejtësi e vlefshmëri, për çdo ditë që kalon, shpirtërave, ndërgjegjeve, mendjeve dhe zemrave u jep frymëzimeve të reja, u ofron ide dhe njohuri të një niveli më të përhapur dhe e ruan rininë e freskinë duke u bërë çdo ditë më i ri e më i freskët.

( Senad Maku, Shpifjet ndaj të vërtetave islame )

Fshati Brod ( Syrinikë, komuna e Shtërpcës )

Foto: Avni Limani

Brodi ( Baltina ) është fshati më i madh shqiptar në territorin e Syrinikës. Emri i tij rrjedh nga fjala turke purud që do të thotë baltë. Ai gjendet në pjesën juglindore të kësaj komune afër Lypetenit dhe shtrihet në të dy anët e lumit Lepenc, kryesisht kodrinoro-malor, me tokë fare të paktë të punueshme, i shpërndarë në tetë lagje, ca më të mëdha e ca më të vogla. Me numrin e banorëve zë vendin e parë ndër fshatrat shqiptare të kësaj ane, me popullësi autoktone etnike krejtësisht shqiptare. Ka rreth katërqind shtëpi dhe ka shtrirjen më të gjerë gjeografike. Ka dy shkolla fillore, dy xhami, një kishë katolike të quajtur Kisha e Gjonit (e shndërruar në kishë ortodokse pas pushtimit nga serbët) dhe një objekt kulture, gati të gjitha rrugët dhe rrugicat i ka të asfaltuara, është i elektrifikuar në tërësi. ( Asllan Zenuni, Revista Zëri Ynë Press, ISRSH, Nr. 5, Mars 2014

Foto: Televizioni T7


Brod është një vendbanim në komunën e Shtërpcës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Brot.
Fshati ndodhet në një lartesi të mesme mbidetare dhe shtrihet në pjesë verilidore të luginës së Siriniqit prej lumit Lepencë deri të maja e Lubetenit në kufi me Maqedoninë.

Lumi me i njohur është lumi Lepencë i cili rrjedh nga Përvalla deri në lumin Vardar në Maqedoni.
Fshati ka një popullsi prej afro 1956 banoresh të etnisë shiqptare
Fshati merret kryesisht me bujqësi edhe blegtori ( Wikipedia )

Lagjet e Brodit: Elezaj, Shehler, Markaj, Ogushaj, Gjonaj, Emërllahaj, Coklar, Rudaj, Caraj, Bozaj, Murataj, Smalaj
Maja më e lartë është Lubeteni ( 2498m ), Pastaj Jasika ( 1259 ), Brani ( 869m )

Foto: Faton Hyseni

Pse namazi?


Sepse të edukon të jesh i matur, i qetë, i butë, i ruajtur, i drejtë, i sinqertë, i pastër, i shëndetshëm, i afërt, i respektueshëm, falës, durimtar, mëshirues, bamirës, i dhembshëm, i dashur, përparimtar, i guximshëm, optimist, i qëndrueshëm, i paluhatshëm, i fuqishëm, i sigurt, paqësor.
Namazi bëhet shkaktar që ti të hysh në Xhennet !

Faton Hyseni

Webfaqe personale

PEDAGOGJIA

Blogu i parë i pedagogjisë në gjuhën shqipe

Dr. Sedat ISLAMI

Faqe me përmbajtje edukative islame

www.maturashteterore.wordpress.com

TESTE NGA MATURA SHTETËRORE NDËR VITE

Elektro Libraria

Photon Product (c) 2016

Geo Prespa

websiti i kushtohet vendlindjes

The Wallflower Wanderer

The true adventures of a timid world traveler

iridafeshti

A fine WordPress.com site

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

MËSUESIA

….portal i mesimdhenesve ...